Secondary Adv

Inflacioni ne Britani pritet te arrije ne 18 per qind ne fillim te 2023

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Britani pritet të arrijë në 18%, nëntë herë mbi objektivin e Bankës së Anglisë në fillim të vitit 2023.

 

“Lind pyetja se cila politikë mund të kompensojë efektet si në inflacion ashtu edhe në ekonominë reale,” tha Benjamin Nabarro. Inflacioni i çmimit të konsumit për herë të fundit ishte mbi 18% në 1976.

 

Me inflacionin që tani pritet të jetë dukshëm më i lartë se parashikimi i Bankës së Anglisë prej 13% në gusht, Komiteti i Politikës Monetare ka të ngjarë të arrijë në përfundimin se rreziqet e inflacionit janë intensifikuar.

 

Banka e Anglisë në fillim të këtij muaji njoftoi një rritje të rrallë të normave të interesit  dhe investitorët presin një tjetër lëvizje të madhe kur Komiteti i Politikës Monetare të bëjë njoftimin e ardhshëm të planifikuar më 15 shtator./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat