Secondary Adv

Investimet ne shendetesi i kalojne 21 milione dollare per vitin 2015

Duke ju referuar investimeve për projekt-buxhetin afat-mesëm 2016-2018, për Ministrinë e Shëndetësisë është parashikuar vlera e kontratës në 17 miliardë lekë, prej të cilave janë kërkuar për vitin 2016, 2.2 miliardë lekë, për vitin 2017, 3 miliardë lekë dhe për vitin 2018 3.5 miliardë lekë.


Për shërbimin parësor vlera e kontratës është  2.5 miliardë lekë prej të cilave 311 milionë për vitin 2016, 298 milionë për 2017 dhe 242 milionë për vitin 2018. Të cilat do të përdoren për rikonstruksion godinash, blerje të paisjeve mjekësore, ndërtimin e Bunkerit për instalimin e dy aksesorëve linear në Onkollogjik të QSUT-së. Të gjitha këto investime do të bëhen për përmirësimin e shërbimit shëndetësorë.


Për shërbimin spitalor vlera në total është 13.6 miliardë lekë ku për 2016 janë kërkuar 1.6 miliardë lekë për 2017, 2.6 miliardë lekë dhe për 2018, 3.1 miliardë lekë. Investimet janë parashikuar që mos të bëhen vetëm në QSUT por edhe në spitalet rajonale të cilat kanë edhe nevojën më të madhe për investime pasi gjithë këto vite investimet e shëndetësisë janë përqëndruar në kryeqytet.


Për Shërbimin  e shëndetit publik  janë parashikuar 303 milionë lekë prej të cilave 93 milionë janë për vitin 2016, 70 milionë për vitin 2017 dhe 132 milionë për vitin 2018. Ndërsa për sa i përket shërbimit të urgjencës kombëtare janë kërkuar 378 milionë prej të cilave 245 janë kërkuar për vitin 2016. Krijimi i urgjencës kombëtare ishte risi për shëndetësinë tonë duke i vendosur edhe një fond të veçantë për funksionimin e saj. Me krijimin e kësaj qëndre prite që në muajn Mars të vitit 2016 të hapen edhe vende të reja pune me hyrjen në funksion të saj.


Më të lexuarat