Secondary Adv

Pas 23 vitesh Ukraina rivendos lidhjen hekurudhore me Moldavine

Pas 23 vitesh Ukraina ka rivendosur lidhjen hekurudhore me Moldavinë, përmes së cilës mund të lëvizin rreth 10 mln tonë mallra çdo vit.

 

Edhe pse nuk specifikoi llojet e mallrave, Ukraina aspiron të gjejë mënyra të reja për të eksportuar miliona tonë drithë të bllokuar nga pushtimi rus. Moldavia kufizohet me Rumaninë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian.

 

Linja hekurudhore, 22 kilometra e gjatë, lidh qytetin e Berezhne në Ukrainën perëndimore me qytetin e Basarabeska në Moldavinë jugore.

 

Nga ana e tij, ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, tha në një postim në Facebook se lidhja hekurudhore do të ofrojë një alternativë ndaj eksporteve përmes portit të Odessa.

 

Pas marrëveshjes së arritur mes Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe nën kujdesin e OKB-së, u bë i mundur rifillimi i eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat