Secondary Adv

Kurti i vendosur: Targat KS nuk kthehen, reciprocitet per dokumentet

Autoritetet e Kosovës nuk do pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për makinat brenda Kosovës, si dhe do zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë.

 

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

 

Në takimin për prononcim lidhur me takimin e 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel, Kurti u shpreh se pala serbe, "panevojshëm dhe krejt artificialisht" është duke përshkallëzuar si retorikën dhe veprimet në fushën e sigurisë.

 

Kurti tha se qytetarët, të cilët i mbështesin “vendimet legjitime të Republikës së Kosovës, po kërcënohen vazhdimisht”. “Si e tillë, kjo përbën cenim të drejtpërdrejtë, si të sigurisë nacionale, ashtu edhe të rajonit në tërësi.

 

Mendoj se këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsinë në negociata, duke kërcënuar Bashkimin Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Mbretërinë e Bashkuar, me tensione në të ardhmen”, theksoi ai./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat