Liberalizimi i tregut, qeveria rriti me rreth 70 per qind faturat e bizneseve
Qeveria deklaron se nuk ka patur rritje të çmimit të energjisë, por të dhënat tregojnë se nga 1 janari 12.4% e konsumit është tarifuar me çmime rreth 70% më të larta.
Në këtë fashë përfshihen bizneset e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV, që furnizohen nga OSHEE, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas të dhënave nga Enti Rregullaotr i Energjisë, në 6 muajt e parë të vitit, këta konsumatorë kanë konsumuar 529 417 kwh energjië apo 12.4% të konsumit total.
Ndërkohë që nxjerrja e tyre në treg të lirë energjie, nënkuptoi dhe rritjen e çmimit me të cilin faturohen. Deri në 31 dhjetor 2021 ata tarifoheshin me 11 lekw/kwh ose 12.4 lekë/kwh, ndërkohë që tashmë faturohen me çmime që caktohen çdo muaj nga ERE e që variojnë nga 18.26 – 19.69 lekë/kwh.
Kjo do të thotë se për 1 biznes që tarifohej me 11 lekë/kwh, rritja e çmimit të energjisë ka qenë të paktën 66%.
Ndërkaq, qeveria po planifikon të kërkojë shtrenjtimin e energjisë edhe për një masë tjetër të konsiderueshme të konsumit, përmes rikthimit të fashave për familjarët.
Fillimisht, u deklarua se shtrenjtimi do të fillonte për familjet që konsumojnë mbi 700 kwh energji në muaj e që sipas të dhënave zyrtare prekte 24% të konsumit total.
Së fundmi, ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se fasha e dytë do të nisë nga 800 kwh, por gjithsesi për një pjesë të konsiderueshme të energjisë që konsumohet në vend çmimi i energjisë planifikohet të rritet./Burimi: SCAN