Secondary Adv

Qeveria zgjat me 3 muaj kompensimin e naftes per transportin publik

Kompensimi i naftës për transportin publik do të jetë në fuqi edhe për tre muaj të tjerë.

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije se në kuadër të masave anti-krizë Këshilli i Ministrave ka miratuar zgjatjen e paketës deri në tetor.

 

“Është miratuar projektvendimi për përcaktimin e procedurave të dokumentacionit dhe masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rreth qytetas dhe ndërqytetas, psë e paketës antikrizë.

 

Siç jeni në dijeni ne me aktin 228, me dt 13 prill 20222 kemi përcaktuar nëj masë kompensimi për të gjitha shoqëritë e transportit  që ofrojnë transport publik, e cila ka qënë në fyuqi deri në fillim të muajit gusht.

 

Paketa e vënë në dispozicion që nga prilli është konsumuar dhe është tërhequr  nga kompanitë, rreth 60% e fondit të vënë në dispozicion. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë kompensimi të zgjatet edhe për muajt gusht-shtator dhe tetor.

 

Ky është një kompensim i rendësishëm në kuadër të masave anti-krizë, duke pasur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit, pasi është përcaktuar që në fillim të vitit në paketën anti-krizë”, tha Balluku.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/kompensimi-i-naftes-per-transportin-publik-zgjatet-deri-ne-tetor/


Më të lexuarat