Secondary Adv

HEC-et me koncesion, investimet arrijne ne 1.1 miliard euro

Rreth 1.1 miliardë euro është shuma e investimeve në koncesionet e HEC-eve private. Sipas AKBN-së, deri në gusht 2015, për 73 HEC-et puna është në proces dhe vlera e investimit e raportuar është 127 miliardë lekë me një fuqi të instaluar 636.7 MW.


Vlerën më të lartë në këto investime e zë kontrata koncensionare me Statcraft për HEC-et në lumin Devoll që aktualisht është në proces ndërtimi. Deri në fund të gushtit, sipas Entit Rregullator të Energjisë (ERE) prodhimi në total i energjisë ishte 4 549 207 MWh, nga të cilat 981 326 MWH u prodhua nga HEC-et private. Prodhimi i përgjithshëm për vitin 2014 nga këta gjenerues privatë/koncesion ishte 919 GWh ose 19.45% e prodhimit të përgjithshëm neto vendas.


Ne këtë grupim prodhuesish përfshihet edhe HEC Ashta me fuqi të instaluar mbi 15 MW (50MW) dhe që ka prodhuar gjatë 2014 rreth 201 GWh. Para disa ditësh, nga ERE u mor vendimi për heqjen e licencës për HEC-t me kapacitet deri në 1 MW, që shënon liberalizim të plotë në këtë segment të energjetikës.


Më të lexuarat