Rriten borxhet e ujesjellesve ndaj OSHEE, 18.1 mld leke te papaguara
Borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.
Kjo është shifra më e lartë e akumuluar ndonjëherë nga institucionet jobuxhetore, të paktën që nga vitin 2010, kur gjithsesi borxhi ishte ndjeshëm më i ulët se vlerat e sotme me rreth 2.7 mld lekë të papaguara.
Periudha, kur borxhet e ujësjellësve ishin në nivele më të ulta është maj–korrik 2015, me 1.5–1.9 mld lekë, e ndikuar nga fshirja e detyrimeve të prapambetuara që u ndëmor në vitin 2014.
Ndërkohë që, pas korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje, për të arritur në rekodin e muajit qershor 2022.
Moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.
Vetëm gjatë vitit 2021, buxheti i shtetit transferoi pranë shoqërive të ujësjellësve 380 mln lekë, ndërkohë që për vitin 2020 këto subvencione ishin 230 mln lekë apo 150 mln lekë më pak.
Por, ndonëse subvencionet për këtë zë janë rritur, gjithsesi borxhet e institucioneve jobuxhetore kanë tendencë vetëm në rritje, duke ngirtur pikëpytje mbi shpenzimin e parave të alokuara nga buxheti i shtetit.
Nisur nga akulimi i detyrimeve të prpambetura, në dhjetor të 2020 Ministria e Energjisë dhe ajo e Financave miratuan një plan veprimi që synonte të parandalonte krijimin e borxheve të reja ndërmjet kompanive të energjisë elektrike, si dhe reduktimin e qëndrueshëm të stokut të detyrimeve të prapambetura të akumuluara deri më sot ndërmjet kompanive.
Por, pavarësisht kësaj të dhënat tregojnë se ky plan jo vetëm që nuk ka gjetur zbatim, por ka rritur faturën e subvencionimit, nga ana e buxhetit./Burimi: SCAN