Secondary Adv

Rivleresimi i pronave: 113.800 pasuri moren sherbimin, kryeson Tirana

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë një bilanc të procesit të rivlerësimit të pronave.

 

Në një deklaratë për mediat Lame pohoi se 113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin. Sipas tij, në këtë proces presin 168.200 pasuri. “113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin, ndërkohë që në këtë proces presin 168.200 pasuri.

 

Procesi i rivlerësimit është disi i komplikuar. Disa persona u tërhoqën nga procesi pas rivlerësimit. Tirana në vend të parë për rivlerësimin e pasurive, ndërkohë Has është në vend të fundit. Procesi i rivlerësimit shërbeu si shkollë për qytetarët.

 

Nëpërmjet rivlerësimit, vlera e pronës rritet. Nga rivlerësimi ka përfitime ekonomike për qytetarët. Ndërkohë, 398 qytetarë nuk arritën të përfitojnë nga rivlerësimi.”, tha Lame./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat