Bashkite rrisin arketimet, 19 mln euro me shume te ardhura nga taksat
Ky vit ka qenë i mbarë edhe për pushtetin vendor sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë covid19.
Referuar treguesve fiskale të konsoliduar, në 7 muajt e parë të vitit, bashkitë kanë arkëruar 18.7 miliadrë lekë të ardhura. Krahasuar me një vit më parë pushteti vendor ka arritue që të mbledhë 2.2 miliardë lekë apo 19 milionë euro më shumë.
Peshën më të madhe e kanë mbajtur taksat lokale, me afro 14.5 miliardë lekë, me një rritje prej 2.3 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, rritje, edhe pse modeste në këtë ras, kanë pasur edhe të ardhurat nga taksa e pasurisë.
Për periudhën Janar-Korrik 2022 janë mbledhur afro 4.1 miliardë lekë, nga 4 miliardë lekë u mblodhë në 7 mujorin 2021. Ndërsa aksa mbi biznesin e vogël duket se është zëri I vetëm që ka pësuar një rënie drastike në arkëtime krahasuar me vitin që lam pas.
Nga ky zë janë mbledhur në 7 muaj vetëm 44 milionë lekë, nga 334 milionë të mbledhura në 7 mujorin e 2021-shit.
Arsyet e përfomancës pozitive në tërësi të bashkive lidhen me rikthimin e jetës ekonomike si në përiudhën e para krizës, heqjen e kufizimeve të pandemisë dhe rikthimi i insitucionëve vendore në funksion të plotë.
Po ashtu, nëse individë apo biznese vitin që lam pas janë toleruar t’u shmangen detyrimeve për shkak të pandemisë, tashmë duket se kanë paguar taksat dhe tarifat e përcaktuara me ligj ndaj pushtetit vendor.
Mesatarisht qyetetarët dhe bizneset paguajnë afro 23 taksa dhe tarifa vendore të cilat ndryshojnë në bazë të bashkisë. Taksa e ndikimit në infrastrukturë është ajo që furnizon më së shumti buxhetet e bashkive./Burimi: SCAN