Secondary Adv

Numri i viktimave nga Covid ne te gjithe boten arrin gati ne 6.5 milione

Rastet e regjistruara të SARS-CoV-2 të shtunën kaluan shifrën 600 milionë në mbarë botën, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

 

Që nga ora 20:20 shifrat e Universitetit të Baltimores treguan se 600,449,934 infeksione janë regjistruar që nga shfaqja e virusit në Kinë në fund të vitit 2019. Në të njëjtën kohë, vdekjet për shkak të COVID-19 ishin 6,485,233.

 

SHBA, me 94,184,146 raste dhe 1,043,838 vdekje nga infeksioni i shkaktuar nga virusi, mbetet shteti në botë që ka pësuar goditjen më të rëndë nga pandemia. Ato përbëjnë pothuajse 16% të rasteve dhe vdekjeve.

 

Është vendi i parë dhe i vetëm deri më sot që ka tejkaluar 1 milion vdekje për shkak të COVID-19. India ka numrin e dytë më të madh të rasteve (44,398,696), e ndjekur nga Franca (34,662,834).

 

Vende të tjera me më shumë se 20 milionë raste janë Brazili, Gjermania, Britania, Koreja e Jugut dhe Italia, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Ekspertët besojnë se numri i vërtetë i viktimave të pandemisë së koronavirusit në mbarë botën është shumë më i rëndë.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerësoi në fillim të këtij viti se numri i viktimave të pandemisë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, është ndoshta më afër 15 milionë të vdekur./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat