Asnje marreveshje per targat me Kosoven, Brnabic paralajmeron trazira ne shtator
Kryeministrja e Serbisë ka deklaruar se nga 1 shtatori do ketë një periudhë të paqëndrueshme për Kosovën, sepse nuk është arritur marrëveshje për targat.
“Ne nuk jemi marrë vesh për asgjë për targat, Abin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis, kemi propozuar zgjidhje të caktuara, ai nuk ka dashur të pranojë dhe bisedimet janë ende në vazhdim”, tha ajo.
Ndërkohë, arritja e marrëveshjes për dokumentet e ndërsjella është përshëndetur nga institucionet ndërkombëtare, si dhe nga Këshilli i Ambasadorëve. Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për dokumentet identifikuese.
Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.
Përfaqësuesi i Lartë i BE, për Politikën e Jashtme njoftoi se Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës, çka solli që edhe kryeministri Albin Kurti të mos vendosë masën e reciprocitetit për qytetarët serbë, ndonëse kishte paralajmëruar që do të vihej më 1 shtator nëse s’do arrihej marrëveshje.
Ndërkohë që ende nuk ka një marrëveshje për çështjen e targave. Kujtojmë se pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet serbe, pati tensione në veri në Kosovës, gjë që e shtyu qeverinë e Kurtit të shtynte zbatimin e marrëveshjes./Burimi: Shqiptarja.com