Secondary Adv

Suedia njofton paketen e re te ndihmes ushtarake dhe civile per Kievin

Kryeministrja suedeze njoftoi se Suedia do të sigurojë 500 milionë korona të tjera (46.75 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën.

 

Andersson u tha gazetarëve pasi priti ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba për bisedime se qeveria e saj do të ofrojë një paketë ndihme shtesë prej 1 miliardë koronash, ndihmë ushtarake dhe civile, për Ukrainën.

 

“Për sa kohë që lufta të vazhdojë, ne do të kërkojmë më shumë armë. Çdo euro, çdo plumb, çdo predhë ka rëndësi”, u shpreh Kuleba gazetarëve.

 

Kryeministrja suedez nuk dha detaje të paketës ushtarake, por tha se do të ishte e ngjashme me ndihmën e mëparshme që përfshin armë antitank, pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje për pastrimin e minave.

 

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë që lufta të vazhdojë," tha Andersson. Pjesa civile e paketës do të përfshijë blerjet e grurit ukrainas që do t'u kalohet vendeve që përballen me mungesë ushqimi dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së Ukrainës./Burimi: Reuters/Shqiptarja.com


Më të lexuarat