Secondary Adv

SHBA ofron 10.3 milione dollare per Maqedonine e Veriut

USAID dhe Ministria e Financave të Maqedonisë së Veriut nënshkruan një Marrëveshje që parashikon një ndihmë prej 10.3 milionë dollarësh.

 

Një pjesë e madhe e ndihmës do të përqendrohet në luftën kundër korrupsionit, përgjegjësinë dhe llogaridhënien si dhe angazhimin e të rinjve në marrjen e rolit aktiv në zhvillimet brenda vendit.

 

Ndihma financiare amerikane për Maqedoninë e Veriut në kuadër të marrëveshjes për partneritet zhvillimor deri në fund të vitit do të arrijë në 22.1 milionë dollarë, si pjesë e shumës prej 56.6 milionë dollarësh për pesë vitet e ardhshme.

 

Ndihma ka për qëllim shtimin e investimit në fusha si rritja ekonomike, përmirësimi i konkurrencës, zvogëlimin e pengesave për shpenzimet në tregjet euro-atlantike dhe përmirësimi i sigurisë energjetike.

 

Ministri i Finanacave, Fatmir Besimi tha se kjo mbështetje amerikane është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin e tij në këtë kohë krize kur agresioni rus në Ukrainë po sfidon tregjet energjetike në Evropë dhe në Ballkan.

 

Ambasadorja amerikane Kate Mary Byrnes thesoi se që nga pavarësia më 1991, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në synimet e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë një shtet i qeverisur në mënyrë demokratike, i bazuar tek sundimi i ligjit dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

 

Ambasadorja tha se e ardhmja është me plotë sfida. “Çështjet si mungesa e përgjegjësisë dhe transparencës, nepotizmit dhe mosfunksiomi institucional mund të pengojnë përparimin e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ajo.

 

“E dimë se një nga sfidat më të mëdha është korrupsioni, i cili minon qeverisjen e mirë dhe saboton konkurrencën ekonomike dhe mundësitë e të rinjëve.

 

Drejtuesit qeveritarë duhet të përmbushin pritshmëritë publike dhe të çojnë përpara reformat sistemore nga të cilat do të përfitojnë qytetarët dhe që do të plotësojnë standardet për anëtarësim në BE”,

 

tha ambasadorja duke theksuar se një Maqedoni e Veriut e fuqishme demokratike dhe gjithpërfshirëse është sinjal i sigurisë dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor.

 

Drejtorja e re e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID, Jeri Dible tha se kjo agjenci këtë vit po shënon tridhjetëvjetorin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut,

 

ndërsa vuri në dukje se ndihma e re duhet të përqendrohet, mes tjerash tek ballafaqimi me korrupsionin dhe ngritjen e kulturës së llogaridhënies.

 

“Me këtë marrëveshje të dy palët zotohen për investime të përbashkëta për të siguruar shkëmbime dhe burime njerëzore dhe monetare për të punuar së bashku në arritjen e synimeve zhvillimore”, tha zonja Dible.

 

Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndëkombëtar i kanë dhënë vendit ndihma me vlerë prej rreth 900 milionë dollarësh.

 

Shkupi dhe Uashingtoni e filluan thellimin e dialogut ‘strategjik’ në muajin qershor të këtij viti, ndërsa Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian./Burimi: VOA


Më të lexuarat