Secondary Adv

Qeveria po mendon rikthimin e basteve, Rama: Behet fjale vetem per ato online

Qeveria po mendon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllen me ligj.

 

Sot kryeministri Edi Rama organizon një dëgjesë publike për bastet sportive. Prezent janë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.

 

Nisur nga ky zhvillim, opozita është “çuar” në bllok duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po synon rikthimin e basteve sportive. Sipas tyre, ky është tregues se kjo qeveri nuk po mendon për qytetarët po për interesat e tyre.

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë për çdokënd se nuk do të ketë në asnjë mënyrë salla fizike të basteve në vend. Diskutimi, sqaron Rama po bëhet për bastet online.

 

‘Ne kemi pasur vullnet për ta lufyaar këtë fenomen, fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie pavarësisht arrestimeve etj, nuk ka rënë si aktivitet. Që mos ketë ndonjëri iluzione.

 

Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajën për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë.’/Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat