Secondary Adv

Qeveria ndryshon per here te trete buxhetin, shkak mosrealizimi prej 6 miliard lekesh

Këshilli i Ministrave pritet të bëjë një ndërhyrje të tretë në buxhetin e vitit 2015 për të akomoduar 16 miliardë lekë mosrealizim në programin e të ardhurave deri në fund të nëntorit.


Ekspertët në Ministrinë e Financave kanë pohuar se, pavarësisht deficitit të lartë në të ardhura, buxheti 2015 nuk do të ndryshohet, por se me një urdhër të ministrit të Financave do të ngrijnë investimet apo shpenzimet e tjera në masën e mosrealizimit për të ruajtur deficitin sipas programit.Këto ndryshime priten të miratohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.


Duke qenë se Kuvendi e ka mbyllur sesionin e punimeve për këtë vit, ndryshimet e fundit buxhetore pritet të diskutohen në janar 2016 bashkë me aktin normativ të fillimit të dhjetorit, që rialokonte 5.2 miliardë lekë.Ligji organik i buxhetit thotë se, “në rast se miratimi i ndryshimeve nuk bëhet brenda muajit korrik, atëherë propozimi për ndryshimin e ligjit të buxhetit vjetor votohet me procedurë të përshpejtuar”. Kjo praktikë është ndjekur në pesë vitet e fundit, ku rregullimet buxhetore ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve bëhen në ditët e fundit të vitit, pavarësisht masës së tyre.


Sipas të dhënave paraprake, totali i të ardhurave në buxhet për periudhën janar-nëntor ishte rreth 342 miliardë lekë, duke rezultuar rreth 16 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar në gusht të këtij viti (plani për 11-mujorin ishte 358.24 miliardë lekë). Në krahasim me planin fillestar, buxhetit të shtetit i “mungojnë” rreth 31 miliardë lekë.


Pritet që edhe dhjetori, duke pasur parasysh ecurinë në gjysmën e parë të muajit, të ketë një mosrealizim prej 6 miliardë lekësh, bazuar në parashikimet e shitjeve dhe porosive, ku më dobët deri tani kanë qenë kontributet.Nga ana tjetër, deri në fund të dhjetëmujorit 2015, shpenzimet buxhetore arritën në rreth 330 miliardë lekë ose 22 miliardë lekë më pak se plani i periudhës prej 352 miliardë lekësh, me një mosrealizim prej 94% të planit të periudhës.
I programuar me 40 miliardë lekë më shumë të ardhura se fakti i vitit 2014, buxheti i vitit 2015 hasi në vështirësi të mëdha të realizimit. Në fund të gushtit, u rishikua buxheti, duke shkurtuar me 16 miliardë lekë programin e të ardhurave.


Ky ndryshim ishte mosrealizimi i gjysmës së parë të vitit, por qeveria nuk e shkurtoi planin e të ardhurave në periudhën në vijim, duke shpresuar se aksioni antiinformalitet do të sillte në binarë programin. Por duket se rezultatet e aksionit kanë shkuar në të kundërt, pasi pas rishikimit të buxhetit në muajin shtator, janë krijuar 16 miliardë lekë deficit në të ardhura vetëm për tre muaj.Me një akt normativ që është depozituar në Kuvend më 12 dhjetor, janë rialokuar 5 miliardë lekë, por mosrealizimi i përtej pritshmërive bëri të pashmangshëm ndryshimin e tretë të këtyre ditëve.


Më të lexuarat