Kriza e inflacionit, bizneset e konsumatoret ne panik, presin rritje
BSH thekson në raportin e fundit se parashikimet janë në vlerat më të larta historike, veccanërisht nga ana e bizneseve, të cilat presin inflacion mbi nivelin 10% pas 1 viti.
Në Raportin tremujor të politikës monetare për vitin 2022, të publikuar këtë muaj, Banka e Shqipërisë nënvizon se pritjet për inflacionin janë rritur për të gjitha kategoritë. Bizneset dhe konsumatorët presin norma më të larta inflacioni pas një viti, përkatësisht 10.6% dhe 9.6%.
Këto përbëjnë vlerat më të larta historike të shënuara në seritë përkatëse të pritjeve, thekson në raport Banka e Shqipërisë. Ndërkohë që duket se diccka më të moderuara janë pritshmëritë e institucioneve financiare, megjithëse në rritje.
Pritjet e agjentëve financiarë për inflacionin në horizontin afatshkurtër janë rishikuar gjithashtu për lart, ndërkohë që pritjet për horizontin afatmesëm kanë mbetur pothuaj të pandryshuara nga tremujori i parë.
Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 4.9%, 3.8% dhe 3.5%. Të tri seritë kanë shënuar vlera nën inflacionin faktik të tremujorit të dytë.
Ky zhvillim tregon që ndonëse prirja rritëse e inflacionit është reflektuar në pritjet e agjentëve financiarë, ato përgjithësisht vijojnë të mbeten më afër objektivit për inflacionin, konkludon Banka e Shqipërisë./Burimi: SCAN