Secondary Adv

Mikrofinancat rritje te qendrueshme ne kreditimin rural

Institucionet e mikrokredisë mbeten mekanizmi kryesor i mbështetjes së financimit të investimeve në zonat rurale të vendit.


Proçedurat e thjeshta dhe të shpejta të aplikimit dhe marrjes së financimit, po rrisin gjithnjë e më shumë interesin e fermerëve ndaj këtyre institucioneve. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të tremujorit të tretë 2015, totali i aktiveve të institucioneve mikrofinanciare u rrit 3,6% krahasuar me një vit më parë, duke shënuar vlerën 6.7 miliardë lekë.


Drejtore Ekzekutive e “Jehona”, Elvana Sharkaj shprehet se, tashmë institucionet e mikrokredisë, po synojnë të krijojnë mundësi për zgjerimin e gamës së produkteve të reja të shërbimit financiar, duke përfshirë sektorë dhe kategori të ndryshme në zonat rurale të vendit. Kredia mikrofinanciare shkon kryesisht për financimin e bujqësisë, një ndër sektorët stategjikë të ekonomisë se vendit.Në fund të muajit shtator 2015, portofoli i kredisë së tyre arriti në 4.8 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 5.2%, bëri tëe ditur BSH-se.


Më të lexuarat