Nisin shpronesimet per rikonstruksionin e rruges Pogradec - Tushemisht
Sipas VKM është vendosur të bëhet shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rikonstruksioni i rrugës Pogradec–Tushemisht – Doganë.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Pogradec dhe pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 32 356 650 lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 lekë, përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Kadastrës,
Drejtoria Vendore Pogradec dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Burimi: SCAN