Secondary Adv

Mbeshtetja financiare per kultivimin e grurit, 740 fermere aplikuan ne 24 ore

Ministrja e Bujqësisë thotë se 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug për të marrë mbështetje financiare prej 30.000 lekë për çdo hektarë grurë të mbjellë.

 

“Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona! 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%.

 

Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani. Ndërsa vijojmë shpërndarjen e skemës kombëtare edhe për masat e tjera, ju falenderojmë për durimin ndërsa alokojmë fondet dhe që jeni të vëmendshëm ndaj politikave tona.

 

Faleminderit që e dëgjoni thirrjen tonë të re, mbështesni idetë tona dhe na jepni besim ashtu sikurse kanë bërë 35,000 fermerë që kanë marrë financim deri tani nga skema kombëtare e mbështetjes në tetë muajt e parë”, shkruan Krifca./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat