Secondary Adv

EMA paralajmeron shfaqjen e variantit te ri te COVID-19 ne dimer

EMA deklaroi se një variant krejtësisht i ri i COVID-19 mund të shfaqet këtë dimër, por vaksinat ekzistuese mund të mbrojnë nga komplikacionet e rënda.

 

EMA tha më 2 shtator se organizata po përgatitet të hapë një fushatë për vaksinat përforcuese përpara një vale të re të parashikuar të rasteve të koronavirusit. Shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri tha në një konferencë për shtyp se njerëzit "nuk duhet të presin për një vaksinë specifike”.

 

"Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot", tha ai. EMA më 31 gusht miratoi vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë krijuar për të luftuar nënvariantin BA.1 të Omicron-it.

 

Një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer që synon variantet tashmë mbizotëruese BA.4 dhe 5 pritet të miratohet në javët e ardhshme. Shumica e njerëzve do të vazhdojnë të marrin vaksinat origjinale të krijuara për të trajtuar llojin origjinal të koronavirusit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat