Secondary Adv

KLSH ngre alarmin: Shtohen pensionistet por bien sigurimet

Skema e sigurimeve shoqërore dhe e marrjes së pensioneve vazhdon të mbetet problematike.

 

KLSH evidenton se për rreth 100 mijë persona nuk janë hedhur në llogari pagesat e sigurimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur alarmin sa i përket të ardhurave nga kontributet shoqërore dhe shpenzimeve për pensionet.

 

Në raport nënvizohet se për këtë shkak financimi buxhetor ka ardhur duke u rritur nga viti në vit ndërsa ka një rritje të ngadaltë dhe të ulët të numrit të kontribuesve, madje audituesit saktësojnë se dhe kjo kryesisht në sektorin publik.

 

11 mijë të punësuar më shumë në institucionet buxhetore dhe jo buxhetore. Por nga ana tjetër ka një rënie të të siguruarve në kompanitë private me rreth 20 mijë të tille duke prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2017.

 

E njëjta situatë shfaqet dhe në bujqësi duke qëndruar në nivelin e këtij viti, por ka një shtesë të të vetëpunësuarve me rreth 50 mijë të tillë. Për këtë shkak është krijuar një deficit prej 899 milionë lekësh në vitin 2021 që janë mbuluar nga buxheti i shtetit.

 

Por ka një rritje të të ardhurave në buxhetin e ISSH kjo si pasojë e vendimit për pagën minimale, e shoqëruar me shtesë të shpenzimeve për penzioneve. Kjo sjell sipas KLSH shkallën e vartësisë së sistemit në nivele të ulëta 1 kontribues për 1.42 përfitues.

 

Gjithashtu audituesit kanë evidentuar se ka një numër të konsiderueshëm të subjekteve debitorë, pra që nuk kanë paguar sigurimet prej 103,628 njësi kryesisht të biznesit të vogël, me një vlerë prej 1.4 miliardë lekësh, duke shkaktuar pasoja këtyre kontribuuesve në përfitimin e pensioneve.

 

Numri i përfituesve të pensioneve të pleqërisë, invaliditetit dhe familjarë për vitin e shkuar ishin 673,542 pensionistë, me një shtesë në total, prej 7,975 personash.

 

Burimi: Oranews https://www.oranews.tv/ekonomi/shtohen-pensionistt-bien-sigurimet-issh-ngre-alarmin-u-rriten-pagesat-ra-i1055270


Më të lexuarat