Secondary Adv

Kriza energjetike dhe rritja e faturave, nisin protestat ne Ceki

Republika Çeke po përballet me revolta dhe protesta pas krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve.

 

Rreth 70, 000 njerëz u mblodhën në Pragë për të protestuar kundër rritjes së faturave të energjisë elektrike. Përfaqësues nga ekstremi i djathtë dhe i majtë u bënë bashkë në një tubim “Republika Çeke e para”, ndërsa bënë thirrje për një marrëveshje të re me Moskën lidhur me furnizimin me gaz.

 

Gjithashtu protestuesit brohorisnin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Petr Fiala.

 

Demonstrata në sheshin Wenceslas, e njohur historikisht një vend i mosmarrëveshjeve masive në kryeqytetin çek, Pragë – dukej se shënoi fundin e një periudhe relativisht të qetë të politikës së brendshme që kur Fiala mori detyrën dhjetorin e kaluar.

 

Ndërkohë organizatorët kanë paralajmëruar mitingje, një tjetër është planifikuar në datën simbolike të 28 shtatorit, dita e shtetit çek, nëse qeveria nuk jep dorëheqjen deri më 25 shtator./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat