Secondary Adv

Ne nevoje per fuqi punetore, Gjermania lehteson kushtet per emigrantet

Ministri gjerman federal i Punës ka paralajmëruar një “ligj modern emigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani.

 

Karta e shanseve do të jetë gati në vjeshtë. “Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane „Bild am Sonntag“.

 

Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë. Kush ka një diplomë apo kualifikim, pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve.

 

“Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

 

Kush i përmbush tre nga katër kriteret merr "Kartën e shanseve“

Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere:

 

Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç.

Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë „Kartën e shanseve”. Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.

“Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar ministri, Hubertus Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani.

“Vit për vit ne do përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontigjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin kartën e shanseve në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën.”/Burimi:DW

 

Per te gjithe te interesuar per pune ne Gjermani, qe kane nevoje per informata me te hollesishme rreth lejes se qendrimit, mund t'i gjeni ketu:
https://www.germany-visa.org/immigration-residence-permit/german-residence-permit/
Sipas Germany-Visa.org varesisht nga qellimi qe keni per te marre leje qendrimin ne Gjermani, jane disa lloje te leje qendrimeve dhe ky artikull shtjellon secilin prej tyre.


Më të lexuarat