Secondary Adv

Rriten me 15 per qind cmimet e apartamenteve ne Tirane, vijon kerkesa

Apartamentet në kryeqytet janë shtrenjtuar me rreth 15%.

 

Ekspertët imobiliarë shpjegojnë se kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit por edhe prej rritjes së të gjitha çmimeve të tjera. Por pavarësisht kësaj shitjet vijojnë.

 

Eksperti Lefter Sila shprehet se pavarësisht shtrenjtimit kërkesa për blerje vijon. Përsa i përket zonave, qendra vijon të jetë më e kushtueshmja ku çmimi në disa objekte të reja shkon deri në 4000 mijë euro m2.

 

Për të shtuar transparencën për shitjet në këtë sektor, ekspertët i kërkojnë qeverisë të hartojë një databazë me të gjitha trasaksionet. Agjentët imobiliarë bëjnë thirrje që të ripërsëritet rivlerësimi ose të rishikohet taksimi prej 15% në shitjen e apartamenteve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat