Secondary Adv

Tejkalohet plani, Doganat sigurojne 211 mln euro me shume te ardhura

Të ardhurat nga doganat për 8 Mujorin janë realizuar në masën 144 miliardë lek nga 143,3 miliardë të planifikuara.

 

Krahasuar me planin fillestar janë realizuar më shumë rreth 10 Miliardë lek. Në krahasim me 8 Mujorin 2021 janë realizuar rreth 24,7 Miliardë lek më shumë (rreth 211 Milionë euro), sipas njoftimit zyrtar të Doganave.

 

Rritja me bazë vjetore, në raport me faktin e vitit të kaluar është rreth 21%. Sipas Doganave, të ardhurat doganore janë rritur nga importet, rritja e akcizës dhe sasive të cigareve të importuara, rritja mallrave të konsumit, importit të energjisë elektrike, gazit, metalet bazë etj.

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se tetë mujori Janar-Gusht 2022 ka realizmin më të lartë të çdo tetë-mujori që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situatë e një krize të zgjatur si pasojë e luftës Ukrainë-Rusi.

 

Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Taksa Doganore + 774 Milionë lek më shumë nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë.

 

Akciza, në total +1,3 Miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 166 ton, me një rezultante prej rreth 1.5 Miliardë lek, Birra me rreth 151 Milionë, Gaz i lëngshëm 106 Milionë, Pije alkoolike me +23 Milionë etj.

 

TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 21,1 Miliardë lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:

+5,1 Miliardë lek rritje e importit të energjisë elektrike.

 

+3,9 Miliardë lek rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejtpërdrejtë në TVSH.

+2,8 Miliardë lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….

 

+2,6 Miliardë lek rritje nga importi i Metaleve Bazë

+1,5  Miliardë lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm

 

+500 Milionë Lek të ardhura nga rritja importi i Cigares etj..

Renta +1,4 Miliardë lek për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth +70%.

 

Rritja është 950 Milionë lek për naftën bruto dhe 450 Milionë lek për mineraret e tjera./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/doganat-rekord-8-mujori-2022-rreth-211-milione-euro-me-shume-te-ardhura/


Më të lexuarat