Secondary Adv

Hyn ne fuqi ligji per patentat e reja, ndryshojne kartonet

Me fillimin e vitit 2016, ka hyrë në fuqi edhe ligji i ri, që detyron qytetarët të pajisen me kartonë të rinj të lejes së drejtimit.


Ky ndryshim nuk imponohet nga sistemi i ri i patentës me pikë, pasi kartonët aktualë i përmbushin standardet, por vjen si kusht për negociatat në Bashkimin Europian.  Kështu sipas ligjit që është dekretuar në fund të vitit 2014. , kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet, që janë A, B, C, D, BE, CE, DE.Ne lejet e reja do të jenë të shënuara kategoritë, duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.


Qytetarët që regjistrohen në autoshkolla për të bërë kursin, do të jenë të parët që do pajisen me këto kartona, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës.Opsionet janë dy, qytetarët mund të mbajnë kartonët aktualë deri kur të vijë koha e rinovimit ose mund të imponohet ndryshimi i tyre kundrejt një tarife  të caktuar.


Më të lexuarat