Secondary Adv

Paketa fiskale 2016, ja cilat jane taksat e reja per qytetaret dhe bizneset

Buxheti i vitit 2016 erdhi nën sloganin “Buxheti i qytetarit” por mesa duket edhe paketa fiskale që e shoqëron atë orientimin e ka tek qytetari ose më saktë tek xhepi i tij.


Padashur të anashkalojmë lehtësimet që janë bërë efekti pozitiv që do të ketë aplikimi i saj të lë hapësira për të menduar që më shumë sesa lehtësim ka një barrë të rritur që në zinxhirin ekonomik I peshon hallkës së fundit që është qytetari. Por çfarë sjell paketa fiskale e qeverisë.Kemi një rritje nga 3 për qind në 10 për qind të taksimit për primet e shkruara bruto. Kjo autormatikisht përcillet në çmimet që aplikojnë kompanitë e sigurimit dhe që paguhet nga qytetarët. Kemi shtimin e një takse të re luksi për makinat. Specifikimi i tyre si mjete luksi përfshin kubikazin 3000 cm3 ose vlerën e barabartë dhe mbi 50 mijë euro.


Mjetet e reja do të paguajnë 70 mijë lekë taksë regjistrimi dhe taksë vjetore 21 mijë lekë. Kemi taksën e fjetjes në hotel që bëhet 140 lekë dhe kjo ka një efekt pozitiv në buxhet. Qeveria ka lakuar që kjo është lehtësuese por zakonisht masat lehtësuese nuk shoqërohen me efekte pozitive.
Kemi vendosjen e një takse mbi truallin ku është vendosur që të paghet në katër nivele sipas kategorizimeve të rretheve. Këto nivele taksash janë nga 5600 lekë/ha në 4200 lekë/ha në 2800 lekë/ha dhe 1400 lekë/ha.


Kemi pagesën e sigurimeve për profesionet e lira në bazë të pagës maksimale të cilën qeveria bëri me dije se do ta shtjellojë me detaj në akte nënligjore duke barazuar pjesën që duhet të paguhet nga njëri qytet në tjetrin dhe nga njëri profesion në tjetrin.Kjo u bë pas kundërshtimit të hapur të hasur nga ana e profesionistëve të lirë. Pensionistët e vetëpunësuar nuk do të paguajnë sigurime. Po kështu renta minerare tashmë nuk do të paguhet në bazë të vlerës por të sasisë.


Në fund gjatë diksutimeve në komisionet parlamentare u ndryshua  edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila për Tiranën është 2 deri në 4 për qind e vlerës totale të investimit ndërsa me ligjin e rib ëhet 8 për qind. Edhe në këtë rast pavarësisht se taksa do t’i meret ndërtuesit kostoja e rritjes së saj do të transmetohet tek ata që do të blejnë një apartament të ri.


Më të lexuarat