Secondary Adv

Kriza energjetike ne vend, sot prezantohet paketa e masave

Paketa me masat për krizën e energjisë do të prezantohet ditën e sotme.

 

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku pritet të dalin në deklaratë rreth orës 09:00 për të treguar se cilat janë masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.

 

Balluku bëri me dije një ditë më parë se në skenarin e Shqipërisë nuk përfshihet ndërprerja e energjisë elektrike pas orës 22:00. Edhe drejtori i KESH ka sqaruar në një intervistë për Report Tv se nuk do të ketë kufizime.

 

Drejtori i KESH, Ergys Verdho tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji. Anijet me qira që ka marrë qeveria shqiptare janë në Mesdhe dhe nga data 9 deri me 15 shtator do të jenë në Shqipëri, Vlorë.

 

Ndërkohë ka nisur puna për pozicionimin e tyre. Kujtojmë se Shqipëria ka marrë 2 anije me qira që do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.

 

Kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike. Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat