Secondary Adv

Prezantohet paketa anti-krize, rriten pagat per administraten dhe policine

Kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Balluku po prezantojnë paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që do ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.

 

‘Do të rriten pagat për administratën, për policinë e shteti dhe për policinë e burgjeve. Do të indeksohen pensionet e invaliditetit me 7.5%. Ndihma ekonomike rritet me 10%, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Do indeksojmë me 6% pensionet, indeksimi i dytë brenda 2022.’- tha Rama.

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën për pensionet dhe pagat  duke folur me shifra se sa do të jetë kostoja për paketën anti-krizë të qeverisë.

 

-Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, dhe përfitojnë 674 mijë përfitues

-Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë përfitojnë 41 mijë punonjës

 

-Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës

-Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës

 

-Pagat eadministratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës 

-Paga minimale rritet me 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj dhe përfitojnë 200 mijë punonjës.

 

Pagat në sektorin publik rriten me 7% aq sa parashikohet inflacioni. Janë 41 mijë punonjës të administratës publike që do të mbështeten me masën, 10.800 policë, më shumë se 20 mijë punonjës mbështetës që përfitojnë nga rritja e pagës.

 

Do rrisim me 10% masën e përfitimit për mfamiljet me ndihmë ekonomike, për gratë me 2 fëmijë, do dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për personat mbi 65 vjec.

 

Kjo paketë ka adresuar dhe nevojat e personat me aftësi të kufizuar dhe kemi vendosur të rrisim dhe mbështetjen për energjinë elektrike që marrin. Do të vijojmë të targetojmë ata sektorë të biznesit që jnaë më të prekur nga kriza.

 

Do të vijojmë të japim naftë pa taksa për fermerët, kemi vendosur subvencion shtesë për mbjelljen  grurit në vlerën 500 milionë lekë.

 

Kemi mbështetur sektorin e peshkimit me koston shtesë për karburante. Do vijojmë të mbështesim qytetarët dhe bizneset e vogla për energjinë elektrike”, tha Ibrahimi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat