Secondary Adv

Indeksohen pensionet me normen e inflacionit, rritet ndihma ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pensioneve si dhe do dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë.

 

Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike. "Kriza ka prekur të gjithë botën, Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbldhur se do të kemi kohë e ditë për të shpjeguar.

 

Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, e shtrirë në një, dy apo tre muaj që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë është që t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme, të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.

 

Për pensionet, indeksohen zakonisht 1 herë në vit, kjo ndodh në muajin prill. Duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit janë indeksuar edhe këtë vit por për herë të parë do të riindeksohen.

 

Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm.

Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë.

 

Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar", tha Rama.

 

NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjec pa pension pleqërie e social.

 

Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

 

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

 

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat