Secondary Adv

Paundi britanik arrin vleren me te ulet ne 37 vite kundrejt dollarit

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan prej vitit 1985.

 

Një Paund është tregtuar për 1.145 dollarë në pasditen e së mërkurës, nivel që nuk është parë në 37 vjetët e fundit. Banka e Anglisë ka thënë se vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi paundin.

 

Guvernatori i Bankës britanike, Andrew Bailey, ka paralajmëruar se shumë pak mund të bëhet për të parandaluar Britaninë nga rënia në recesion. Si arsye ai ka përmendur ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.

 

Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe tkurrja të vazhdojë deri në fund të vitit 2023. Ky paralajmërim vjen teksa Qeveria britanike planifikon të kufizojë rritjen e mprehtë të faturave të energjisë.

 

Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm prej heqjes së masave të vëna për frenim të pandemisë së koronavirusit. Situata është përkeqësuar pasi Rusia ka ndalur ndjeshëm furnizimet me gaz në Evropë./Burimi: REL


Më të lexuarat