Secondary Adv

Karburantet ne Shqiperi, ne autostrade nje ne cdo 15 km

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave qeveria miratoi kriteret e reja që pikat e karburanteve duhet të zbatojnë për distancën dhe parametrat teknike që lidhen me shërbimin e sigurinë.

 

Vendimi u miratua nga qeveria me propozim të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave karburantet ne Shqiperi përcaktohen si zona shërbimi dhe kjo lidhet me atë që çdo pikë duhet të ofrojë disa shërbime sipas standardeve të përcaktuara.

 

Karburantet ne Shqiperi, ndryshimet

Në autostradë distanca nga një pikë karburanti në një tjetër do të jetë minimumi 15 kilometra dhe maksimumi 60 kilometra. Për rrugët interurbane kryesore, minimumi 10 km ndërsa për rrugët interurbane dytësore, minimumi 6 km.

 

 

Në rrugët urbane kryesore pikat e karburanteve do të jenë jo më pak se 500 metra, kurse për rrugët urbane dytësore dhe lokale, jo më pak se 250 metra.

Në vendimin e qeverisë thuhet gjithashtu se “Zonat e shërbimit duhet të respektojnë një distance prej 30 m nga pompa e shpërndarjes së karburantit deri në çdo pikë të perimetrit të godinave publike, spitale, qendra mjekësore, objekte fetare, shkolla, kopshte, çerdhe, azile, institucione publike, stadiume, godina me vlera historike dhe godina të tjera ku mund të strehohen apo të qëndrojnë mbi 50  persona.

Kjo distancë kuptohet si rreze e matur ndaj çdo drejtimi në rrafshin horizontal midis pompës së karburantit dhe çdo pike të perimetrit të godinave të sipërpërmendura.”

Përsa i përket standardeve që duhet të përcaktojnë pikat e karburanteve qeveria ka përcaktuar disa kritere, siç janë edhe shërbimet që duhet të ofrojnë këto pika.


Më të lexuarat