Secondary Adv

Balluku: Do te vendosim panelet diellore ne tarracat e pallatave

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbuluar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetikë.

 

“Për sa kohë abonenti ka këtë mbrojtje, e ka të pamunudr të kuptojë se cfarë po ndodh. Ka ardhur momenti që të gjithë të kontribuojmë për të kursyer. Nëse kursejmë 1%, do të ishte ekuivalente e 28 milionë eurove.

 

Ne duhet të fillojmë të reagojmë e të marrim masa. Ne kemi vendosur që të nisim një projekt me 2000 abonentë, që konsiston në mbështetje.

 

Projekti konsiston në mbështetjen financiare për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallatave dhe ngrohjen e ujit që konsiston në ulje të konsumit energjetik me 20-30%.

 

Kjo nis që nga 1 tetori. Më 1 nëntor, Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë një platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të ndërtuar impiantet”, tha Balluku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat