Secondary Adv

Mberrin ne Portin e Vlores nje nga anijet qe do prodhoje energji elektrike

Një nga anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës.

 

Anija speciale do të qendrojë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

 

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji. Marrëveshja për anijet është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.

 

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se familjet të cilat do shpenzojnë mbi 800 KWh do ta paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH. 

 

Ndërsa familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë.

 

Çmimi i ri do të aplikohet nga data 1 tetor dhe nuk prek bizneset, të cilët do të vazhdojnë ta paguajnë energjinë si tani. Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat