Secondary Adv

Ukraina kerkon 300 miliarde dollare demshperblim nga Rusia

Ukraina po kërkon më shumë se 300 miliardë dollarë dëmshpërblime nga Rusia, tha ministri ukrainas i Drejtësisë Denis Maliuska.

 

Kievi dëshiron që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të miratojë një rezolutë që do të lejonte krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për të kërkuar dëmshpërblime lufte, tha Maliuska në një intervistë.

 

Megjithëse vlera e dëmtimit të infrastrukturës së Ukrainës për shkak të pushtimit të ushtrisë ruse vlerësohet të jetë shumë më e lartë se shuma e cituar nga ministri ukrainas i drejtësisë.

 

Përveç kërkesës për fondet e ngrira të shtetit rus, Maliuska tha se Kievi do të kërkojë të dorëzojë fondet dhe asetet e ngrira jashtë vendit të kompanive shtetërore ruse dhe oligarkëve rusë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat