Secondary Adv

Ligji i Pronave ne Kuvend, rishikohet vlera e tokave te vitit 1945

Pas shfuqizimit që nga fillimi i vitit 2021 nga Gjykata Kushtetuese, më në fund Kuvendi ka nisur procedurën e shqyrtimit të Ligjit për Trajtimin e Pronës.

 

Drafti është depozituar tashmë, dhe pritet diskutimi i tij në Komisionet Parlamentare për të shkuar më pas te votimi në seancë plenare. Projektligji përbëhet nga 10 dispozita, nëpërmjet të cilave synohet të plotësohen detyrimet e caktuara nga Gjykata e Strasburgut dhe më pas Gjykata Kushtetuese Shqiptare.

 

Në thelb të ndryshimeve qëndrojnë kushtet e vëna nga Gjyakata e Strasburgut në maj të 2020, e cila i kërkoi Shtetit Shqiptar që vlera e kompensimit të pronarëve mos të bjerë nën 10% të vlerës reale të tokës, pavarësisht se në momentin e shpronësimit, në 1945, ajo mund të mos ketë qenë truall.

 

Më specifikisht, kushtet e vendosura nga Gjyakata e Strasburgut për shtetin shqiptar ishin këto: së pari, të trejtojë në mënyrë ezauruese, pothuajse 7 000 kërkesa të patrajtuara, për njohjen e së drejtës së pronës;

 

Së dyti, të sigurojë kompensimin e jo më pak se 10% të vlerës totale, që do të kishin përfituar kërkuesit, nëse vlerësimi financiar do të ishte kryer duke iu referuar zonës aktuale kadastrale të pasurisë së shpronësuar;

 

dhe së treti, të parashikojnë indeksimin e shumës së kompensimit deri në pagesën përfundimtare dhe zbatimin e Konventës në praktikë”. Ministria e Drejtësisë pretendon se drafti i depozituar në Kuvend, plotëson këto kushte,

 

ashtu si dhe kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare, e cila në 2021 shfuqizoi di pika të Ligjit të Trajtimit të Pronës, të cilat kanë të bëjnë pikërisht me vlerësimin e pronës në bazë të zërit kadastral që ka tani, në raport me atë që ka pasur në momentin e shpronësimit në vitin 1945.

 

Drafti i jep 3 muaj afat Agjencisë së Trajtimit të Pronave për të bërë vlerësimin në bazë të formulës së re. Një prej neneve të draftit parashikon rihapjen e mundësisë për shqyrtimin administrativ nga ATP të rreth 7 mijë dosjeve të patrajtuara, për shkak të mbarimit të afatit ligjor.

 

Në relacionin shoqërues të draftit, Mininistria e Drejtësisë shpjegon se subjektet që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohjen e pronës ose që tashmë i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë,

 

kanë të drejtë të heqin dorë nga gjykimi i çështjes e të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për shqyrtimin e dosjes./Burimi: Scan


Më të lexuarat