Secondary Adv

Gjermania do instaloje TEC-e lundruese me nafte per te siguruar energji

Pas sigurimit të 5 terminaleve lundrues të LNG, Gjermania po dyfishon infrastrukturën emergjente për përballimin e nevojave të energjisë për dimrin.

 

Termocentrale lundruese në formën e anijeve që punojnë me naftë (power barges) pritet të ndihmojnë në balancimin e nevojave të rrjetit elektrik të vendit pas dorëheqjes së vendit prej përdorimit të energjisë bërthamore në fund të këtij viti.

 

Të hënën (5 shtator), operatorët gjermanë të rrjetit të energjisë publikuan rezultatet e stres-testit të planifikuar për të analizuar parametrat e rrjetit në kontekstin e dimrit të ardhshëm.

 

Pavarësisht paralajmërimeve për ndërprerje shumë-orëshe të energjisë, Ministri i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik, Robert Habeck konfirmoi tërheqjen e planifikuar të vendit nga përdorimi i energjisë bërthamore sic qe parashikuar me afat deri në fund të 2022.

 

Ky ndalim i përdorimit të energjisë bërthamore prej Gjermanisë do menaxhohet pjesërisht prej mbajtjes në gjendje të ftohtë reaktorëve në dy termocentrale bërthamorë rezervë, të cilat mund të riaktivizohen nëse është e nevojshme për të siguruar stabilitetin e rrjetit në jug të vendit.

 

“Në veri, mbajtja e centralit të fundit bërthamor në gatishmëri nuk do të jetë e nevojshme”, tha ministria e Habeck.

 

Është e mundur që termocentrale të lëvizshme me naftë të mund të dislokohen brenda një kohe të shkurtër në formën e anijeve të përshtatura si termocentrale, të ashtuquajturat “power barges”, deklaroi të martën një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë dhe klimës.

 

Mbajtja e një rrjeti të qëndrueshëm të energjisë elektrike kërkon një veprim të vazhdueshëm balancues për të mundësuar sinkronizmin e sistemit dhe për të shmangur ndërprerjet.

 

Por siç komentojnë analistët, Gjermania ka mbetur prapa në zgjerimin e nevojshëm të rrjetit për vite me radhë.

 

Zgjerimi i kapaciteteve të energjive të rinovueshme dhe zgjerimi i rrjetit elektrik janë ngadalësuar vitet e fundit dhe kjo ka pasur një ndikim veçanërisht negativ në jug të vendit,” shpjegoi Habeck.

 

Ndarja midis Veriut dhe Jugut është e habitshme. Në jug, ku kërkesa është më e lartë, ka shumë termocentrale bërthamore dhe me gaz, ndërsa në veri, ku kërkesa është më e ulët, prodhimi i energjisë dominohet nga energjia e erës.

 

Transmetimi i kufizuar i energjisë së erës nga veriu në jug ka qenë prej kohësh një problem për Gjermaninë për shkak të hezitimit të popullatës jugore për të investuar në ndërtimin e ndërtuar linjave të reja të transmetimit.

 

Si rezultat, pjesa jugore e rrjetit has vështirësi edhe kur prodhimi i energjisë në Veri është i lartë. Nëse kjo ndodh, Gjermanisë mund t’i duhet të rifunksionalizojë dy termocentralet e saj bërthamore jugore, siç njoftoi Habeck të hënën.

 

Europa po përballet sot me një emergjencë energjitike dhe për çdo 100 MW energji elektrike të prodhuar nga këto anije në sajë të përdorimit të naftës, mund të kursehen rreth 400 milionë euro në vit,” shtuan ata.

 

Qeveria gjermane deri më tani nuk ka komentuar se nga do të vijnë anijet që do të zëvendësojnë termocentralin bërthamor./Burimi: euractiv.com/Shqiptarja.com


Më të lexuarat