Ukraina merr dhe 5 mld euro nga BE per spitalet dhe shkollat
Ukraina përfiton dhe 5 miliardë të tjera nga Europa për të vënë në funksion shkollat dhe spitalet.
Unioni po shqyrton mundësinë e investimeve në vend, por përsa kohë nuk dihet sa do të zgjasë lufta, ky mbetet vetëm një opsion në tryezë.
Bashkimi Europian ka dhënë edhe pesë miliardë euro për Ukrainën.
Ministrat e financave të Unionit ranë dakord për ndihmën financiare e cila parashikohet për vënien në funksion të shkollave, spitaleve të dëmtuara nga lufta ruse.
Në samitin e Pragës ata miratuan huanë, e cila do të mbështetet me garanci nga vendet anëtare të BE.
Ajo është pjesë e paketës së ndihmës me vlerë nëntë miliardë euro të miratuar në maj.
Kesti i pare u dërguan në Ukrainë në gusht. Sipas ministrit çek të Financave Zbinjek Stanjura, në mbledhjet e ardhshme do të vendoset se kush do t'i ndajë tre miliardë të mbetura në kredi dhe grante.
Shefat europiane te financave diskutuan gjithashtu edhe opsionet afatgjata për rimekembje vendit ne lufte ne menyre qe të krijojne edhe mundësitë për investime
Në raportin më të fundit të Bankës Botërore, vlerësohet se deri më 1 qershor, dëmet nga lufta në Ukrainë të kenë kapur vlerën e rreth 97 miliardë dollarëve dhe se rindërtimi i vendit mund të kushtojë gati 350 miliardë dollarë.
Komisionari Johanes Han, më herët u shpreh i bindur se Bashkimi Evropian do t'i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme financiare deri në fund të këtij viti,
Por u ka kërkuar vendeve anëtare që ta rrisin ndihmën financiare për vitin 2023, pasi lufta ka të ngjarë të vazhdojë gjatë edhe vitin tjetër./Burimi: OraNews