Secondary Adv

KESH blen 29 mln euro energji, Cmimi me i larte se ne bursa

KESH ka shpenzuar 29 milion euro për blerje energjie, për plotësimin e nevojave konsumatorë për periudhën 12-18 shtator.

 

Cmimi me të cilin është siguruar energjia është ndjeshëm më i lartë se në bursa.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, në total u blenë 58,660 Mwh energji, ndërsa çmimi i ponderuar arrin në 494.2 euro/Mwh.

 

Por, sipas të dhënave nga Bursa e Hungarisë, që shërben si referencë për blerjen e energjisë ne Shqipëri, çmimi mesatar për tregun e datës 9 shtator, kur është bërë edhe blerja e KESH arriti në 384.77 euro/Mwh.

 

Çmimi që raporton KESH nuk është arritur as në pik, pasi sipas Bursës së Hungarisë çmimi mesatar i pikut ishte 429.16.

 

Fasha më e shtrenjtë orare në tregun e datës 9 shtator ka qenë 17:00 – 20:00, ku 1 Mwh u tregtua me 478.10 euro, por KESH nuk ka bërë blerje specifike për këtë fashë e që gjithsesi është një çmim më i ulët se ai që raporton vetë Korporata.

 

Më konkretisht, KESH ka blerë 13 300 Mwh që do të lëvrohet në orët 00:00 – 17:00 dhe 22:00 – 24:00, si dhe sasinë tjetër prej 45 360, që do të lëvrohet përgjatë gjithë ditës e më konkretisht 00:00 – 24:00.

 

Paralelisht me këtë blerje, një ditë më parë u shpenzuan edhe 5.64 mln euro të tjera për energji që do të lëvrohet në datat 11-12 shtator, duke e çuar faturën për 2 blerjet e fundit në 34.63 mln euro.

 

Që nga fillimi i vitit, së bashku me shpenzimet e fundit, fatura për blerjen e energjisë arrin në 284.63 mln euro./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat