Secondary Adv

Ra sistemi TIMS, Rama: Tjeter sulm kibernetik nga Irani

Sistemi TIMS në Shqipëri ka rënë pre e një sulmi kibernetik, nga të njëjtët agresor, Irani.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka konfirmuar se sulmi është regjistruar mbrëmjen e djeshme,

 

Teksa thekson se vijon puna me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.

 

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS!

 

Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale", shkruan Rama. /Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat