Secondary Adv

Rriten me 50 per qind apartamentet ne Lungomare, deri ne 2000 euro metri

Lungomare në Vlorë mbetet zona e preferuar për banim, por çmimet janë të papërballueshme për vendasit.

 

"Me çmimet aktuale është shumë vështirë për të blejmë shtëpi. Vetëm me kredi se çmimet kanë shkuar nga 1200 deri në 2000 euro", shprehet një qytetare.

 

50 për qind janë rritur çmimet e apartamente krahasuar me një vit më parë, u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani. Sipas tij, kjo është pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit.

 

"Lënda e parë është rritur nga 30-50 për qind dhe kjo ka çuar në rritjen e kostos së ndërtimit. Pra reflektohet direkt në çmimin e apartamenteve. 

 

Për shembull ka qenë me 500-600 euro/metri në Lungomare tani ka arritur në 1500 euro/m2 por edhe 2000 euro/m2, po kështu në Transballkanike dhe në qytet ka rritje", thotë Breshani.

 

Pavarësisht çmimeve të larta, nuk mungon kërkesa në treg. Janë emigrantët, rusët dhe ukrainasit ata që po blejnë shtëpi të reja në bregdet. "Zona më e kërkuar është ajo e Lungomares. Kërkesa nga vendi s'ka shumë, shumica nga emigrantet dhe shtetas te huaj.

 

Kosovaret e Zvicrës dhe Gjermani por ka edhe shtetas te huaj ukrainasit dhe ruset po hulumtojmë blerje banesash. Oferta në qytet është shumë e madhe ndaj duhet të jepen më shumë leje ndërtimi për njësi banimi dhe hoteleri", vijon Breshani./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat