Banka Qendrore: Leku zhvleresohet ndaj valutave kryesore
Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku e ka nisur këtë fillimviti 2016, në pozita të dobësuara, duke humbur pikë në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollarë.
Spas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, të martën euro këmbehet me 137.47 lekë, nga 137.28 lekë që ishte në ditën e fundit të dhjetorit. Kërkesa në rritje për monedhën europiane ka çuar në rritjen e kostos së këmbimit të euros me 0,21 lekë më shumë se një javë më parë.Leku është zhvlerësuar këtë javë të parë të vitit të ri edhe kundrejt monedhës së gjelbër amerikane, dollarë. Dollari këmbehet sot në mesditë me me 127.49 lekë ose 1.70 lekë më shumë se javën e kaluar.Sipas ekspertëve, tregu valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, ndërsa forcimi i valutave favorizohet edhe nga faktorët e sezonit, si largimi i emigrantëve dhe rritja e importeve.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri në muajin qershor 2015, euro ruajti pozita të forta, deri në kuotën e 141.1 lekëve, pavarësisht dobësimit në bursa, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë. Ndërsa u dorëzua në gjysmën e dytë të vitit ku pësoi një rënie prej 0.2%.
Më 20 nëntor, euro arriti nivelin më të ulët të 5 viteve, duke u shkëmbyer me 136.8 lekëve.Një euro e fortë penalizon kreditorët që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më shumë në këstet mujore. Ndërsa importet vijnë me kosto më të lartë, duke reflektuar çmime më të larta në treg.