Secondary Adv

INSTAT: 4.2 per qind te shpenzimeve familjare, shqiptaret ja dedikojne arsimit

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2014, familjet shqiptare dedikuan për shkollim 4.2% të shpenzimeve konsumatore për arsimin.


Shpenzimet mesatare vjetore për familje me tre ose katër antarë  janë në vlerën e 828 mijë lekë prej të cilave afërsisht 30 mijë shkojnë për arsimin. Kjo shifër është 2 herë më shumë se sa Greqia dhe gati 4 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian sipas Eurostat. Të dhënat zyrtare tregojnë se pesha e shpenzimeve për arsim në buxhetet e familjeve shqiptare është rritur me ritme të shpejta nga viti në vit.


Sipas Instat, në 2007 familjet shpenzonin 1.7 %të buxhetit për arsimin. Në 2009-ën shifra u rrit në 2 %, ndërsa vitin e kaluar arriti rekordin 4.2%. Aktualisht në vend ndjekin arsimin e lartë mbi 194 mijë student të cilët paguajn një kosto mestare vjetore në 25.77 mijë lekë.Nëse ju referohemi nxënësve që ndjekin arsimin në vend numri i tyre është në 500 mijë dhe këta paguajnë një kosto mestare  vjetore  në rreth 58 mijë lekë.Rritja e fortë e peshës së shpenzimeve për arsim gjatë viteve të fundit mund të jetë e lidhur me disa fenomenë.


Së pari zgjerimin e universiteteve private dhe së dyti me faktin që shqiptarët tani kryejnë më shumë vite shkollimi. Sipas Instat, gati gjysma e fondeve që familjet shpenzojnë për arsimin shkojnë për programet master. Por cilado qoftë arsyeja, shifrat tregojnë se në Shqipëri të shkollohesh është një sakrificë jo e vogël, të paktën nga ana financiare.Nëse i referofemi buxhetit për vitin 2016 për asrimin universitar janë dhënë 5.3 milirdë lekë ndërsa për arsimin e mesëm 6.1 miliardë lekë. Me hyrjen në fuqi të  ligjit për arsimin, gjasat janë që në vitet e ardhshme shkollimi të bëhët edhe më i shtrenjtë, duke marrë gjithmonë e më shumë nga buxheti i familjeve.


Më të lexuarat