Secondary Adv

Armenia njofton armepushim pas luftimeve me Azerbajxhanin

Një zyrtar i lartë armen tha se është rënë dakord për një armëpushim me Azerbajxhanin pas 2 ditësh sulme e dhunë.

 

Por, ende nuk është bërë asnjë deklaratë për armëpushim nga Azerbajxhani, për të ndalur shkëmbimet më vdekjeprurëse midis vendeve që nga viti 2020. Rusia është forca diplomatike kryesore në rajon dhe mban 2000 ushtarë atje.

 

Moska ndërmjetësoi marrëveshjen që i dha fund luftimeve të vitit 2020 - të quajtura si lufta e dytë e Karabakut - në të cilën vdiqën qindra njerëz.

 

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Armen Grigoryan, Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Armenisë, të ketë thënë për televizionin lokal: "Falë përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje për një armëpushim".

 

Në njoftim thuhej se armëpushimi kishte hyrë në fuqi prej disa orësh. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka thënë më herët se të shtënat në zonat kufitare ishin ndalur. Secila palë fajëson tjetrën për përplasjet e reja.

 

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thënë më parë në parlament se 105 ushtarë armenë janë vrarë që nga fillimi i dhunës këtë javë. Azerbajxhani, nga ana tjetër, raportoi për 50 ushtarë të vdekur në ditën e parë të luftimeve./Burmi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat