Secondary Adv

Miratohet marreveshja me BERZH per rruget dytesore ne Shqiperi

Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen me BERZH, për rrugët dytësore në Shqipëri. Projektligji, që u diskutua sot në Komisionin e Ligjeve, parashikon ndërtimin e rrugëve dytësore në vend. “By-passi” i Vlorës me kosto 53 milionë euro përfundon në 2017.

Ky projektligj parashikon ndërtimin e rrugëve dytësore në vend. Kosto e projektit është 53 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë në vitin 2017. Deputetët kërkuan të dinë mënyrën se si do të gjenden të gjitha paratë, duke qenë se BERZH financon vetëm 18 milionë euro.

 

Komisioni ka miratuar edhe projektligjin për projektin e zhvillimit të rrugëve të Tiranës, “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndermjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH, për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës”. Deputeti i PS, Bashkim Fino, ka pohuar se ligji nuk duhet të miratohet, pasi hiqen para për materialet e ndërtimit dhe jepen për këshillime projekti, ndërkohë që projekti ka përfunduar.

Ndërkaq, Komisioni ka miratuar edhe projektligjin për projektin e zhvillimit të rrugëve të Tiranës. Kundër u shprehen deputetët Fino e Doshi. Sipas Finos “projektligji nuk duhet miratuar. Hiqen para për materialet e ndërtimit dhe jepen për këshillime projekti, ndërkohë që projekti ka përfunduar”.


Më të lexuarat