Secondary Adv

Mbrojtja nga permbytjet, hapen 4 tendera per projektet e rehabilitimit

Afrimi i stinës së shirave duke se ka rikthyer frikën nga përmbytjet, të cilat janë lënë disi në harresë që prej tërmeteve të vitit 2019 e më pas Pandemisë Covid.

 

Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike janë publikuar katër tendera për projektet e punimeve për mbrojtje nga përmbytjet, me një vlerë totale prej rreth 300 mijë dollarësh.

 

Detyra e projektimit përmban studimin, rehabilitimin, përmirësimin e skemave te kullimit të ujitjes dhe mbrojtjes nga permbytjet, me qëllim rritjen e aftësisë ujitese, kulluese aktuale dhe marrjen e masave per eleminimin e permbytjeve ne sezonin e dimrit.

 

Ndërkaq, shuma totale që do shpenzohet në fazën e projektimit tregon qartë që projektet do të kushtojnë shtrenjtë në buxhetin e shtetit sa i përket zbatimit.

 

Bëhet fjalë për katër projekte përmirësimi e rehabilimtimi të ndarë në katër lote për Drejtoritë e Uitjes dhe Kullimit Lezhë, Fier Korçë dhe Durrës. Në total parashikohen 11 ndërhyrje në pika të rëndësishme të territorit me rrezik së lartë.

 

Së pari bëhet fjalë për Rehabilitimin e Argjinatures se Lumit Droje së bashku me Rehabilitimin e Nyjes se kalimit (Vazhdim i Kanalit Ujites LA-U-1, Kurbin) mbi Lumin Droje.

 

Më tej ndërhyrje për Mbrojtje nga gerryerjet e Lumit Buna,Oblike,Shkoder si dhe Argjinatura e Lumit Drin, Ishull Lezhe. Më tej vijohet me rehabilitime strukturash në Sanxhak, në Kolektorin i Hidrovorit Balldre.

 

Rikonstruksion Godines se vjeter dhe i bazamentit te pompave,Hidrovori Tale si dhe Argjinatura e lumit Buna si dhe struktura mbrojtëse nga lumi Kir./Burimi: SCAN


Më të lexuarat