Ndertimi i parqeve eolike, 6 kompani shpallen fituese ne fazen e pare
Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021 dhe u mbyll në qershor të vitit 2022.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku bën me dije se në fazën e parë janë fituese 6 kompani për investimet në energjinë e gjelbër si parqet eolike që do të jenë të parat në Shqipëri që prodhojnë shumën totale nga 100-150 megavat/orë.
Balluku shtoi se do t'i kërkojnë kompanive që kanë eksperiencë në fushën e prodhimit energjetik nga burime të rinovueshme që të përfundojnë sa më shpejt punën. Ndër të tjera theksoi se në fazën e fytë do të nisë vlerësimi i ofertës financiare.
‘Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet.
Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live.
Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar. Janë kompani Franceze, gjermane, turke, turke dhe shqiptare. Kemi vendosur një tavan, që do të jetë 75 euro për megavat orë.
Ofertat duhet të jetë më pak se ky tavan. Duke qenë se çmimet janë të paparashikueshme në tregjet e huaja. Ky do jetë përfitim për ne për lidhjen e kontratës me cmimim maksimal deri në 75 euro.- tha Balluku.
Ministrja Balluku u shpreh se për kursimin e energjisë do ndërtohen disa parqe eolike. ‘Ne kemi marrë dhe do ndërmarrim një sërë hapash të cilat facilitojnë shkëmbimin e energjisë.
Siç do të mbështesim familjet për të prodhuar energji me panele diellore, do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga fotovoltaikët. Nëse do të prodhojnë energji vetëm për konsum, do i lehtësojmë.
Për shkëmbim nuk mund të flitet. Do të prodhojë nga 100 deri në 150 megavat për orë, ne synojmë të marrim maksimumin. Nuk do të ndërtohet vetëm një park por disa parqe Eolike.’- tha Balluku. /Burimi: Shqiptarja.com