Secondary Adv

Industria me rritje te ngadalte ne tremujorin e dyte, bien shitjet ne ndertim

Ndryshe nga shërbimet që kanë rikuperuar me shpejtësi në tremujorin e dytë të vitit, sidomos hotelet, transporti e udhëtimet, industria e ka pasur më të vështirë.

 

Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, industria është zgjeruar me ngadalë dhe ka shtuar më pak punonjës, ndonëse pagat kanë vijuar të rriten. Ndërtimi, që dy vitet e fundit ishte në zgjerim të fortë, ka shënuar rënie të prodhimit, por edhe të shitjeve.

 

Shitjet e industrisë rriten vetëm 3.7%

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

 

Energji elektrike shet më shumë, por prodhon më pak

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 24,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Uji, me rritjen më të fortë

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 31,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 28,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërtimi, bien shitjet dhe prodhimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/industria-rritje-e-ngadalte-ne-tremujorin-e-dyte-bien-shitjet-ne-ndertim/


Më të lexuarat