Secondary Adv

Moti i keq ne te gjithe vendin, rrebeshe e permbytje ne Tropoje

Pas një periudhe të gjatë thatësire, vendi sot është përfshirë nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cila rrezikojnë edhe përmbytje në disa qytete të vendit.

 

Ky paralajmërim është dhënë edhe nga sinoptikanët, ndërsa kryetari i bashkisë së Lezhës e Tropojës, u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. Në Tropojë, kryetari i bashkisë Rexhe Byberi, ka publikuar foto të dëmeve që ka shkaktuar shiu i pandërprerë në disa zonë.

 

Byberi bën apel që institucionet të kenë një vëmendje të shtuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. Ndërkohë ara e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë ka bërë që ditën e sotme të pezullohet lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.

 

Sakaq për shkak të rrëshqitjes së dherave është dëmtuar linja e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë. Nga ana tjetër bashkia e Lezhës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale informoi qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme për qytetarët.

 

Situata e motit të keq ka prekur edhe zonën e Fushë Arrëzëz. Rrugët janë të pakalueshme për në Fierzë, Blerim dhe Iballë për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në Malësinë e Madhe është bllokuar aksi Tamarë-Vukël dhe rruga për në Vermosh nga rrëshqitja e dherave./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat